×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Osmani në Tiranë, para liderëve evropianë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 21:07

    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

    Ajo para të pranishmëve ka kërkuar që të largohen masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

    “Unë  në këtë tavolinë përfaqësoj shtetin i cili ka masa nga Bashkimi Evropian, dhe asnjëri nuk mund të tregojë të na tregojë ne arsyen se pse kjo është ende kështu”.

    “Për atë arsye më lejoni edhe një herë të bëjë thirrje për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe te lidershipi evropian të marrin guximin për të marrë atë vendim për të hequr ato masa për shtetin më pro-evropian në botë”, ka thënë Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!