×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Ora 16:00

    Osmani nesër pasdite përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 13:22

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nesër do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Reporteri.net.

    Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

    Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

    Përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

    Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!