Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit, ish kryeministër në ekzil i Qeverisë së Kosovës.
Osmani ka shkruar se Bukoshi do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq.
Dr. Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë.
Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri.
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit,