Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre pas përmbytjeve në Spanjë.
Përmes një postimi në “X”, Osmani ka shkruar se Kosova qëndron përkrah popullit spanjoll në këtë kohë të vështirë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Lajm tronditës nga Valencia, Andaluzia dhe Murcia. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga këto përmbytje shkatërruese. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur të dashurit dhe qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë, duke i uruar forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për t’ rindërtuar”, thuhet në postimin e Osmanit.
Heartbreaking news out of Valencia, Andalusia, and Murcia. Our thoughts are with everyone affected by these devastating floods.
We extend our deepest condolences to those who have lost loved ones and stand with the people of Spain in this difficult time, wishing strength and…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 30, 2024
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se deri më tani janë regjistruar 51 persona të vdekur nga përmbytjet.