×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Garanca e SHBA-së

    Osmani njofton Bidenin për ‘sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova’, partneritetin me SHBA-në e vlerëson ekzistencial

    Reporteri
    21 Shtator 2023 | 15:22

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Takimin me të e konfirmoi mëngjesin e sotëm, shkruan Reporteri.net.

    Presidenca ka njoftuar përmes një kumtese se “në një bashkëbisedim të ngrohtë me Presidentin Biden, Presidentja Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të”.

    Rrjedhimisht, në këtë kontekst, thotë se ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm.

    “Presidentja poashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet tutje.

    Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit.

    Presidentja Osmani takohet me presidentin amerikan, Joe Biden: “Aleanca e përjetshme”

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!