×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nuk i ka dërguar ende njoftim zyrtar Thaçit, për rrëzimin e Qeverisë nga Kuvendi

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 12:52

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pasur me asnjë reagim apo fjalë pas natës së rrëzimit të Qeverisë Kurti nga 2/3 e deputetëve.


    Osmani madje tash e dy ditë, nuk ka derguar asgjë në presidencë siç ka qenë praktikë institucionale kur janë rrezuar qeveritë.

    Kjo behet që të mos ketë vonesa në ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e presidentit Thaçi, pasi që pa dërgimin e njoftimit zyrtar as ai nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim deri më sot.

    Zyra e Presidentit nuk ka dashur të flasë zyrtarisht rreth kësaj çështjeje, duke thënë se po i respektojnë procedurat.

    Ndërsa, presidenti Thaçi, pas vizitës që i bëri karantinës në Qendrën e Studentëve, ritheksoi edhe një herë që duke filluar nga e hëna, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në tërësi dhe përpikëri, do të fillojë konsultimet me liderët e partive politike.
    Thaçi ka thënë se atyre do ua prezantojë edhe kriteret mbizotëruese për të lëvizur nga kjo situatë e re politike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!