×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 13:05

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, me të cilin u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.


    Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

    Presidentja ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.

    “Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar ajo, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

    Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë Covoid-19, në të dy shtetet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!