×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Palestina punon kundër pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 22:48

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka komentuar edhe vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Osmani e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Izraeli por ka thënë se do të duhej që vendosja e ambasadës në Jerusalem do të duhet të diskutohej e shqyrtohej më shumë. Kurse për Palestinën, Osmani ka thënë se ka qenë vendi që ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës.


    Osmani në një intervistë është pyetur se a a do ta përkrahte Albin Kurtin për mos vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem pas njohjes nga Izraeli.

    “Sa i përket Jeruslameit, ju më pyesni a do ta përkrahnit Albin Kurtin për një vendim të tillë. Nëse z.Kurti dhe unë arrijmë të bëjmë koalicion. Ne do t’i marrim këto vendime bashkërisht. Sa i përket Jeruslamit. Këtu dëmi nuk është i madh në aspektin e relacioneve Kosovë-Israel sepse njohja nga Izraeli ka qenë më se e mirëpritur dhe në anën tjetër Palestina ka pasur një qasje jashtëzakonisht negative në raport me Republikën e Kosovës dhe kanë qenë lobues aktiv kundër Kosovës, për dallim prej shumë shteteve që edhe pse nuk na njohin heshtin”, tha Osmani.

    Kujtojmë që Palestina është shprehur kundër marrëveshjes në Washington. Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan ka reaguar pas marrëveshjes në Washington, një pikë e së cilës ka të bëjë me Izraelin dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke thënë se nëse ndodhë kjo, atëherë është në dëm të së drejtës së popullit palestinez në Jeruzalem.

    Sipas tij, kjo është në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila i referohet çështjes palestineze, shkruajnë mediat serbe.

    Ai po ashtupasti thënë se ky vendim gjithashtu do të dëmtojë miqësinë tradicionale midis Palestinës dhe Serbisë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm.

    Kujtojmë se reagime lidhur me këtë ka pasur edhe nga autoritetet palestineze të cilat kritikuan presidentin amerikan, Donald Trump duke e akuzuar atë për orkestrimin e vendimit nga Kosova dhe Serbia që te vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem për të përmbushur “ambiciet e tij elektorale”.

    Palestina ka kultivuar një politikë të afërt me Serbinë, duke refuzuar që të njoh Kosovën pasi në vitin 2008 shpalli pavarësinë.
    Palestina ka 24 njohje më shumë se Kosova dhe ka shpallur pavarësinë 10 vjet më herët.

    Njohja nga Singapori ka ngritur në 113 numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, një nga shtetet më të reja në botë.

    Mes shumë problemeve dhe bllokimeve të Serbisë, Rusisë dhe Kinës, në qarqet diplomatike, njohja e pavarësisë së vendit mbetet ende një sfidë e madhe për diplomacinë kosovare, por një shtet tjetër gjithashtu problematik sa i përket njohjes ndërkombëtare megjithatë është jo shumë larg nesh.

    Ani pse e ka shpallur pavarësinë me 15 nëntor 1998, Palestina, është njohur deri më tani nga 137 vende.
    Kosova dhe Palestina në fushën diplomatike kanë pak a shumë të njejtat probleme. Të dyja vendet së fundmi dështuan të anëtarësohen në Interpol, si pasojë e bllokimit nga Serbia, Izraeli dhe Rusia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!