×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani para ambasadorëve: Kosova është e lirë dhe e pavarur falë miqve të saj

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 10:20

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.


    Ajo është parë e shoqëruar nga komandanti i KFOR-it dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

    Kjo për t’i nderuar ata për kontributin dhe sakrificën e tyre për lirinë e Pavarësisë në Ditën e Çlirimit të Kosovës.

    Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se do të kujtohen të gjitha viktimat e luftës. Sipas saj, Kosova është e lirë dhe ka pavarësinë falë miqve të saj.

    “Sot me këtë fjalim u drejtohem miqve tanë ndërkombëtarë për t’i falënderuar për çlirimin e vendit tonë. Sot do t’i kujtojmë të gjitha viktimat”.

    “Kosova sot është e lirë ka pavarësinë e saj falë miqve ndërkombëtarë. I kujtojmë sot të gjitha viktimat e luftës, i kujtojmë 1 133 fëmijë të vrarë”.

    Komandanti i KFORI-it Michele Risi, ka falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën në kohën kur kishte nevojë.

    Më pas në oborrin e Kuvendit të Kosovës në ora 11:00 do të mbillen 1 133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!