×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Osmani para Asamblesë Parlamentare: Është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 18:15

    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë këtij fjalimi, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në kuadër të aktiviteteve në ShBA, Osmani ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Ajo ka njoftuar se me Rutten ka folur lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

    “Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, ka njoftuar Osmani./Reporteri.net

    Osmani takohet me Rutte: Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!