×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas takimit me Gjukanoviqin: Është thelbësore që të qëndrojmë krah për krah përballë agresionit rus

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 12:32

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun malazez Milo Gjukanoviq, në një konferencë për media ka thënë se vizita e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në Kosovë, përveçse është historike në aspektin e raporteve bilaterale, po ndodh në një moment të rëndësishëm për shtetin tonë dhe Ballkanin Perëndimor.

    Osmani tha se është thelbësore të qëndrojmë të bashkuar përballë agresionit rus.

    “Gjukanoviq është dëshmuar si aleat i rëndësishëm. Populli vlerëson kontributin e tij për njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përkushtimin për t’i luftuar keqdashësit në rajonin tonë. Ky takim po ndodh në një moment të rëndësishëm në kontinentin tonë, rrjedhimisht në Ballkanin Perëndimor. Është thelbësore të qëndrojmë krah për krah kundër agresionit rus dhe satelitëve rus në rajon, për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Me Malin e Zi ndajmë bashkëpunim në një sërë fushash, duke theksuar turizmin. Nuk duhet ta harrojmë edhe kontributin e jashtëzakonshëm që Mali i Zi dha për Kosovën në vitin 1999, duke i hapur rrugën refugjatëve tanë”, ka thënë Osmani në konferencën për media.

    Osmani tha se ka kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!