Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zhvilluar sot takime me krerët shtetëror përgjatë vizitës së tij në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, ai është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se ka qenë kënaqësi pritja e Pendarovskit në vizitën e tij të parë në Kosovë.
Osmani ka shtuar se me Pendarovskin kanë diskutuar për përkushtimin për të punuar së bashku dhe rrugën e përbashkët të integrimit në BE.
“Kënaqësi për të mirëpritur presidentin e Maqedonisë, vizita e parë zyrtare e një Presidenti maqedon në vendin tonë. Ne diskutuam përkushtimin tonë për të punuar së bashku, zhvillimet rajonale dhe rrugën tonë të përbashkët të integrimit në BE. Ramë dakord për vazhdimin e koordinimit në luftimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Pleasure to welcome ?? President @SPendarovski, the first official visit of a?? President to our country.
We discussed our commitment to work together, regional developments & our common EU integration path.
Agreed on continued coordination in combating common challenges. pic.twitter.com/KxwXsCa3Es
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 15, 2021
Nga ana e tij, presidenti Pendarovski ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave, rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përderisa shfaqi rezerva për nisma rajonale, duke u shprehur se “Ballkani i Hapur” mund të jetë pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. /Reporteri.net/