Ka vdekur sot gjenerali Klaus Reinhardt, që ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se është pikëlluar kur ka dëgjuar për vdekjen e Reinhardt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Osmani ka shtuar se Kosova ka humbur një mik të dashur.
“Republika e Kosovës humbi sot një mik të dashur. E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili udhëhoqi @NATO_KFOR në kohë të vështira për vendin tonë. I dërgoj ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U preftë në paqe”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Reinhardt ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.
Rinhardt ishte komandant nga 8 tetori i vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000. /Reporteri.net/
The Republic of Kosovo lost a dear friend today.
Saddened to hear of the passing of General Klaus Reinhardt, who led @NATO_KFOR during challenging times for our country.
Sending my condolences to his family, friends and colleagues. May he rest in peace. pic.twitter.com/CQ79Aqtzsf
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 2, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.