Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar nënkryetarit tjetër të LDK-së, Agim Veliu që sot e quajti ‘përkthyese të Hashim Thaçit’ e më pas edhe e ‘kërcënoi se do të flasë edhe për gjëra të tjera, nëse Osmani vazhdon të merret me të’.
Osmani, para pak minutave, ndonëse nuk ia përmend emrin, flet për deklaratat e Veliut. E lidhë me pandeminë e tanishme duke thënë se ‘kemi edhe një pandemi të politikanëve të papërgjegjshëm’, shkruan Reporteri.
“Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.
Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim”, ka shkruar ajo./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.