Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka reaguar pas suksesit që korrën sonte Distria Krasniqi dhe Driton Kuka.
Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë shënuar edhe 2 rezultate historike për sportin në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme”, ka shkruar ajo.
Trajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021.
Driton Kuka ka qenë fantastik në këtë vit duke i udhëhequr Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku fituan medaljet e arta.
Kjo është hera e parë që një trajner nga Kosova zgjedhet si trajneri më i mirë në botë për xhudo.
Në anën tjetër, Distria gjatë këtij viti pos medaljes së artë olimpike, ka fituar edhe titullin evropian.
Ishte e para edhe në Masters. Është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo kishte shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Tokios.
Tani zyrtarisht është xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.