×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për Shkurte Fejzën: Në kohët më të vështira i dha popullit të Kosovës zë përmes këngës

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 11:31

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë për këngëtaren e shquar shqiptare, Shkurte Fejzën se për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare.

    Tutje, e para e vendit tha se në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës, duke u bërë zëri i lirisë.

    Postimi:

    Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë!
    Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!