×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Vizita e Mark Rutte

    Osmani për takimin me Rutten: Riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 16:34

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    E para e shtetit, për takimin me Shefin e NATO-s ka thënë se bashkë me të riafirmuan partneritetin me “Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë”.

    “Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen. Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja Osmani ka ritheksuar se Synimi i Kosovës është i qartë, anëtarësimi në NATO.

    “Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale”, shkruan Osmani në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!