×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për vdekjen e Bob Dole: Jemi mirënjohës që çdoherë i qëndroi pranë popullit të Kosovës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 19:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

    Ajo e ka quajtur Dole-n, hero lufte dhe politikan të respektuar.

    Osmani theksoi se jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës, në luftën për pavarësi.

    Postimi i plotë:

    E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole.

    Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën.

    Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi.

    U prehsh ne paqe mik i dashur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!