×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Osmani për vizitën në Malajzi: Mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 19:18

    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sërish për vizitën që zhvilloi në Malajzi, ku hapi edhe Ambasadën e Kosovës atje.

    Osmani ka thënë se partneriteti mes dy vendeve e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës.

    “Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë. Faleminderit! Terima Kasih! 🇽🇰🇲🇾”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!