×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Osmani përkujton Xhemail Mustafën në 24 vjetorin e vrasjes: Drejtësia duhet të vihet në vend

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 12:58

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-aktivistin e LDK-së, Xhemail Mustafa, në 24 vjetorin e vrasjes së tij, derisa ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend.

    Në këtë 24-vjetor të vrasjes, Osmani theksoi se kujtojnë me respekt Mustafën, të cilin e quajti “një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës”.

    Ajo thotë se drejtësia duhet të vihet në vend.

    Postimi nga Presidenca:

    Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

    Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.

    Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit.

    Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend.

    Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!

    Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor të vitit 2000, në shkallët e hyrjes së banesës së tij në Prishtinë. Ky rast nuk është zbardhur, autoritetet e drejtësisë deri më tani kanë dështuar që të bëjnë punën e tyre për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!