Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë sot vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.
Osmani, në një postim në platformën X, kjo do të mundësojë që zëri i popullit më pro NATO në botë të dëgjohet.
“Komisioni i Përhershëm i NATO-s ka marrë një vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare si anëtar i asociuar. Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë.
Ndryshe, kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka bërë më dije se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.