×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi

    Osmani pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, flasin për bashkëpunim midis dy vendeve

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 9:03

    Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković.

    Osmani thotë se vizita e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet sot e nesër në Prishtinë dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan Reporteri.net.

    “Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

    “Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon. 🇽🇰🇧🇦”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!