×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje nga takimi

    Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin De Riu: Mbështetja e Italisë mbetet thelbësore për Kosovën

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 15:29

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

    Në këtë takim, Osmani ka thënë se mbështetja e Italisë mbetet thelbësore për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik, shkruan Reporteri.net.

    “Ajo nënvizoi nevojën për angazhim të mëtejshëm të Italisë si një partnere strategjike, veçanërisht në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

    Ajo e ka falendëruar ambasadorin De Riu për kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe ka vlerësuar lart angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

    “Ajo i ka uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme diplomatike, duke theksuar se miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Italisë do të mbeten gjithmonë të qëndrueshme dhe të bazuara në vlera të përbashkëta”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!