×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Presidencës

    Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 17:26

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

    Takimi ishte i mbyllur për medie, kurse vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të presidentes.

    Ministri i Tanzanisë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e presidentes Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!