×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Osmani pret në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja: Aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 10:14

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Osmani i ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

    Në këtë takim e para e shtetit ka theksuar se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!