×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret në takim rektorin e UP-së, e falënderon për përpjekjet në përmirësimin e cilësisë në arsim

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 14:02

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr.Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.

    Gjatë takimit, Presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

    Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!