×
  • Lajme
  • Lajme / E ngarkuar me Punë

    Osmani pret në takim zyrtaren amerikane, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 20:15

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

    Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

    Gjithashtu, biseda u fokusua në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, vizitat e përfaqësuesve ushtarak të SHBA-ve, si dhe vizitën e Presidentit të Letonisë, që u zhvilllua gjatë ditës së sotme.

    Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.

    Osmani dhe Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

    Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!