Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditën e sotme ka pritur në zyre Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin si dhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, shkruan Reporteri.net.
Osmani ka thënë se Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.
Njoftimi i plotë:
Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.
Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë.