×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Protesta e 1 tetorit 1997 ishte paralajmërim i hershëm për lirinë

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 16:20

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25 vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit të vitit 1997, ngjarje për të cilën tha se nisi ndryshimin e historisë.

    “Në krye me rektorin Ejup Statovci, studentët nisën rezistencën kundër padrejtësisë, refuzimin kundrejt dhunës dhe qëndresën kundër tiranisë”, ka thënë Osmani.

    “25 vjet më parë, ata nisën ndryshimin e historisë. Protesta e 1 tetorit të vitit 1997, ishte paralajmërim i hershëm për lirinë. Zëri protestues i studentëve ishte thirrje kundër diskriminimit të shqiptarëve nga regjimi gjenocidal serb jo vetëm në fushën e arsimit. Në krye me rektorin Ejup Statovci, studentët nisën rezistencën kundër padrejtësisë, refuzimin kundrejt dhunës dhe qëndresën kundër tiranisë”, ka shkruar Osmani.

    Protesta e 1 tetorit të vitit 1997 është simbolika më e fuqishme në luftën tonë për liri, tha Osmani, derisa shtoi se ajo mbetet referencë përmbajtjesore për kauzën tonë kombëtare dhe ngjarja më e shndritshme në historinë tonë më të re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!