Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar atentatin e sotëm ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico, shkruan Reporteri.net.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Fico.
“I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”, ka shkruar ajo në platformën “X”.
Wishing Slovak Prime Minister Robert Fico a speedy recovery following today's vile attack.
We strongly condemn these acts of violence that threaten European values.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
Mesditën e së mërkurës kryeministri sllovak, Robert Fico ishte objektivi i një atentati, ku i dyshuari u arrestua menjëherë nga policia. Raportohet se kryeministri sllovak është qëlluar disa herë me armë dhe është në rrezik për jetën.
“Ndaj Robert Fico u bë atentat sot. Ai është qëlluar shumë herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të domosdoshmërisë së ndërhyrjes së shpejt”, thuhet në deklaratën e publikuar në profilin e tij në Facebook./Reporteri.net/