×
  • Lajme
  • Lajme / Masakra e Rezallës

    Osmani: Regjimi kriminal serb kreu krime makabër në Kosovë, e nevojshme sjellja e autorëve para drejtësisë

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 9:59

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës, përcjell Reporteri.net.

    Ajo tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

    “Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme”, tha Osmani.

    “Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi presidentja.

    Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

    Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!