Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council.
Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, Osmani diskutoi me delegacionin e stafit të kongresit amerikan për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Presidentja shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane nga Kongresi Amerikan, duke theksuar rolin jetik të dy dhomave të Kongresit për paqen, sigurinë dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, sipas njoftimit thuhet se Osmani theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, për paqen, lirinë dhe shtetndërtimin.
“Ajo nënvizoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE, duke e cilësuar integrimin euro-atlantik si një hap kyç për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, në rajon si dhe në të gjithë kontinentin evropian”, thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.