Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar përsëri për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Lidhur me këtë ngjarje kanë njoftuar edhe organizatorët e këtij eventi ”Johns Hopkins” SAIS, të cilët kanë bërë të ditur që Osmani do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave, ku do të jetë edhe folëse kryesore.
‘’Kemi nderin të mirëpresim Dr. Vjosa Osmani Sadriu si folëse kryesore në Samitin Ndërkombëtar të Lidershipit të Grave. Si Presidente e Republikës së Kosovës, ajo do të sjellë përvojë të paçmuar në këtë samit”, thuhet në njoftimin e tyre. /Reporteri.net/.
🌟We are honored to welcome Dr. Vjosa Osmani Sadriu @VjosaOsmaniPRKS as the keynote speaker at the International Women’s Leadership Summit. As the President of the Republic of Kosovo, she will bring invaluable experience to this summit❤️ @KosovoinUS pic.twitter.com/pLNLm1QOQ7
— SAIS Women Lead (@SAISWL) October 18, 2024