Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave nga regjimi gjenocidal i Serbisë, në të cilat u vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.
“Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë”, tha ndër të tjera ajo.
Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.
Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së.
Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.
Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë. Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme.
Qoftë i përhershëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët!”, tha Osmani.
Sot janë bërë 24 vjet kur forcat kriminele serbe vranë shumë civilë të pafajshëm shqiptarë.
Në këtë masakër u vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc të Rahovecit, ku ranë edhe pesë dëshmorë.
Masakrat u kryen një ditë pas fillimit të bombardimeve ajrore nga forcat e NATO-s kundër forcave kriminele serbe në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.