×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Takimi me mërgatën tonë sjell gjithmonë emocione të veçanta

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 19:55

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në Slloveni, ku është takuar me mergimtarë.

    Ajo thotë se takimet me mërgatën i çmon shumë, ngase i sjellin gjithmonë emocione të veçanta, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, shkroi Presidentja në Facebook.

    Osmani e konsideron pasuri mërgatën e Kosovës.

    “Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë.” /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!