Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Admiralin Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Osmani e cila po qëndron në Kanada për të përfaqësuar Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, në takimin me Bauer ka thënë se prania e NATO-s ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, ashtu siç do të jetë i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në NATO
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.
Sipas Presidentes Osmani, prania e NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike.
Presidenca njofton se Osmani ia ka theksuar Admiralit Bauer mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës.
“Në takim me Admiralin Bauer, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/