Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim ambasadorë të disa shteteve evropiane si dhe atë të EULEX-it, në krye me Ambasadorin e BE-së Thomas Szunyog, për të diskutuar koordinimin e agjendës ndërkombëtare, si dhe bashkërendimin me politikat e BE-së dhe me shtetet e tjera aleate për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.
“Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të jetë plotësisht e linjëzuar me politikat e BE-së në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, përfshirë miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe shteteve apo grupeve të tjera të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen globale”, thuhej në njoftimin e presidencës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Tutje, Osmani diskutoi edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, të cilat më së shumti po godasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, duke potencuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet.
Në takim, ambasadorët e njoftuan presidenten edhe për përgatitjet që po bëhen për Samitin e Paqes për Ukrainën që do të mbahet në Zvicër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.