×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenca

    Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për sigurinë

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 13:36

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.

    Gjatë takimit, bëhet e ditur se u diskutua mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

    “Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për z. Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën”.

    “Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!