×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me kryeministrin e ri të Estonisë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 9:57

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit me Michal, kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfshirë edhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.

    “ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka shkruar Osmani.

    Njëherit, presidentja është shprehur falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!