×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me ministrin polak, i kërkon mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 18:10

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau.

    Përmes një komunikate për media njoftohet se, në takim presidentja e Kosovës ka potencuar nevojën për mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    “Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Polonisë, z. Zbigniew Rau. Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Polonisë, z. Zbigniew Rau

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, z. Zbigniew Rau, me të cilin zhvilluan një diskutim të rëndësishëm për partneritetin në mes të Kosovës dhe Polonisë si dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe Evropë.

    “Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani pas takimit me ministrin polak Rau.

    Me ftesë të Presidentit Pendarovski, Presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili po zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!