×
  • Lajme
  • Lajme / ZPRK

    Osmani takohet me Rohden, flasin për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese tjera për Kosovën

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 17:21

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

    Sipas njoftimit të lëshaur nga Presidenca, temë kryesore ka qenë konstituimi i institucioneve dhe implikimet e moskonstituimit në procese të tjera të rëndësishme për vendin, shkruan Reporteri.net.

    “Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

    E para e vendit ka falenderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, teksa ka rikonfirmuar gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

    Ndryshe, nesër do të bëhet përpjekja e 37’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kandidatja e Vetëvendosjes për këtë pozitë vazhdon të jetë Albulena Haxhiu, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!