×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenca

    Osmani takohet me Rohden, flasin për ngërçin në Kuvend e formimin e Qeverisë në Gjermani: Përkushtimi ndaj Kosovës të mbetet prioritet

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 19:52

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Temë e këtij takimi ka qenë edhe ngërçi në Kuvend, ku qe tetë herë po dështon konstituimi, shkruan Reporteri.net.

    “Në këtë takim, u diskutua për ngjarjet e fundit politike në vend, përfshirë zhvillimet në drejtim të konsolidimit institucional, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe funksionalitetit demokratik”, thuhet në njoftim.

    Ata kanë folur edhe për formimin e qeverisë së re gjermane, me ç’rast Osmani ka shprehur bindjen se përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të mbetet prioritet edhe në këtë kapitull të ri politik në Berlin.

    “Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Presidentja Osmani vlerësoi gjithashtu rolin e Gjermanisë si mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane të Kosovës dhe e theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në kuadër të institucioneve të BE-së”, thuhet në njoftim.

    Përveç këtyre temave, është folur edhe për edicionin e sivjetmë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në Prishtinë, si dhe bashkëpunimit të rregullt drejt avancimit të kësaj agjende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!