×
  • Lajme
  • Lajme / Mynih

    Osmani takohet me senatorë amerikanë: Kosova mbetet e përkushtuar në thellimin e kësaj aleance

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 11:59

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë ka takuar një delegacion të senatorëve amerikan.

    Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej aleancën, për të ecur përpara drejt sukseseve të reja.

    Ajo u shpreh se zhvillimi vie, nga një vend që në 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, teksa sot po vet Kosova, është një eksportuese e paqes dhe stabilitetit.

    “Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot”.

    “Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan.
    Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!