Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e lëshuar nga Preisdenca thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend. Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie. Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim konstruktiv me EULEX-in, në funksion të forcimit të rendit kushtetues dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.