×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti i NATO-s

    Osmani takohet me Trudeaun, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 18:05

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë samitit të NATO-s në Washington është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

    Osmani ka shkruar se gjithnjë e ka kënaqësi bashkëbisedimin me kryeministrin kanadez.

    “Në Samitin e NATO-s, në Washington D.C., e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Washington, shkruan Reporteri.net.

    “Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi Osmani në Facebook.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

    Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

    “Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Në Washington, presidentja u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me SHBA-të është gurthemel për stabilitetin.

    Blinken, në fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

    “Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!