×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me zyrtarë të lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 16:08

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes.

    Me anë të një komunikate për media, thuhet se në këtë takim Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë.

    “Presidentja Osmani ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes. Në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Presidentja Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Presidentja Osmani ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes

    Në Ditën e Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

    Në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Presidentja Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë. “Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!