Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Paris të Francës në kuadër të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi Inteligjencën Artificiale (AI), shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E para e shtetit atje ka takuar edhe shefin e Google, Sundar Pichai.
Madje, në një moment, Pichai i bën edhe foto Presidentes Osmani.
Në prag të këtij samiti, ka njoftuar se mori pjesë në një darkë të shtruar nga presidenti francez, Macron, në pallatin Elysee krahas liderëve të tjerë botërorë.
Osmani tha se momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.