Presidentja Vjosa Osmani është takuar për herë të parë me Presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë, ku po merr pjesë me ftesë të Presidentit Recep Tayip Erdogan.
Osmani ka thënë se ky ishte takimi i tyre i parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, teks ka shtuar se Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike, shkruan Reporteri.net.
“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.