×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon bashkëatdhetarët në Austri, iu premton punë e angazhim për një të ardhme më të mirë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 9:56

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me mërgimtarët, në saje të vizitës së saj në Austri.


    Këtë Osmani e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

    Ajo tha se “Vizita në Austri merr vlerë të shtuar pas takimit me mërgimtarët”.

    E njejta tutje ka thënë se besimin e mërgimtarëve, do ta shndërrojnë në punë e angazhim.

    “Ju faleminderit që jeni çdo herë pranë nesh. Ne do të punojmë shumë që besimin që e keni tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mire”, tha ajo.

    Osmani dje është takuar edhe me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

    “Austria konfirmoi mbështetjen e palëkundur për të ardhmen Euro-Atlantike për Republikën e Kosovës, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!