×
  • Lajme
  • Lajme / Forcimi i marrëdhënieve me SHBA

    Osmani takon kongresistin Torres: Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 9:50

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

    Osmani ka falënderuar kongresistin Torres për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

    Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara.

    Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance. 🇽🇰 🇺🇸

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!